Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.
Burime nga policia e Durrësit thanë për mediat vendore se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në lagjen numër 7 të qytetin bregdetar. 57-vjeçari me inicialet Y.Sh jetonte me bashkëshorten dhe vajzën, të cilat kanë qenë në banesë në momentin kur ai ka ndërmarrë aktin ekstrem.
“Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, - thotë zyrtarisht policia e Durrësit.