Vetëvrasja e Besnik Pudjas, policia arreston kultivuesin e drogës

Kronikë e zezë

Vetëvrasja e Besnik Pudjas, policia arreston kultivuesin e drogës

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një tjetër person që ishte shpallur në kërkim për vetëvrasjen e Besnik Pudjas më 7 tetor siç thotë policia, pasi është kultivues i 2889 bimëve kanabis dhe ka dijeni për vetëvrasjen e të riut.

I arrestuari është Halit Dusha 37 vjeç, për të cilin Policia e Tiranës thotë zyrtarisht se në bashkëpunim me viktimën dhe disa shtetas të tjerë, janë autorë të dyshuar për kultivimin e drogë në fshatin Urë, Kollagjesh.

Syri.net raportoi pak ditë më parë duke iu referuar burimeve nga Prokuroria se Besnik Pudja ishte vrarë me plumb pas koke, dhe jo vetëvrarë siç thotë policia. Trupi i tij u gjet pranë një magazine me kanabis, për të cilën uniformat blu nuk kishin njoftuar zyrtarisht ditën kur ndodhi krimi, pra më 7 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat