Tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, dënohen dy anglezët

Kronikë e zezë

Tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, dënohen dy anglezët

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 13:19
Ilustrim

Dy trafikantë, Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, emigrantë të paligjshëm.

Ata mbetën mes detit, pasi mjetit lundrues i mbaroi karburanti. Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci, do merrnin 10,000 paund secili, për dërgimin e grupit, duke përfshirë dhe një 14-vjeçar, nga Dieppe për në Eastbourne.

Për 42-vjeçarin Jonathan Bridgeman gjykata vendosi 30 muaj burg, ndërsa për 35-vjeçarin Deshan Laci 36 muaj burg. Skafi ishtë bërë enkas për të futur 14 shqiptarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat