Salsiçe me salmonelë në një restorant në Tiranë

Kronikë e zezë

Salsiçe me salmonelë në një restorant në Tiranë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një sasi me salsiçe të cilat kishin prezencë Salmonele, është bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas njoftimit të AKU “salsiçet janë bllokuar në një restorant në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezencë Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në laboratorët e ISUV, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezencë Salomenele”, thuhet në njoftim.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e repartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt. Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP. Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat