Rrihen nxënësit e “8 Shtatori” në Shkup

Kronikë e zezë

Rrihen nxënësit e “8 Shtatori” në Shkup

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Nxënësit nga shkolla e mesme e Shkupit QSHN “Zdravko Cvetkovski” dje pasdite kanë sulmuar dy minorenë nga shkolla të cilët kanë marë lëndime dhe janë dërguar në SPQ “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.

Siç informojnë nga MPB-ja, rastin e ka paraqitur A.T. dje në orën 17:45 në KUI Shkup. Si kryerës janë theksuar tre persona të cilët me prindër janë thirrur në bisedë tek pedagogu i shkollës.

Janë njoftuar edhe nëpunësit policor nga Sektori për kriminal të dhunshëm dhe delikuencë minorene dhe ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat