Dibër - Përfundon në pranga për 500 lekë

Kronikë e zezë

Dibër - Përfundon në pranga për 500 lekë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 09:59
ilustrim

Një 42 vjeçar u arrestua nga policia pasi tentoi të korruptonte një punonjës policie.

Shtetasi Dritan Rama deshi t’i jepte ryshfet policit duke qenë se kishte ngarkuar krom tej kapacitetit të lejuar në minierën e Batër-Martanesh për ta çuar në Durrës.

Ai u ndal në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, për kontroll dokumentacioni të mjetit të tij të tipit kamion.

“Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar drejtuesit të kamjonit dokumentacionin për verifikim, pronari i mjetit që ndodhej në vendin e pasagjerit shtetasi Dritan Rama, 42 vjeç, banues në Tiranë, zbriti nga automjeti, së bashku me dokumentacionin ku në mes të dokumentacionit kishte futur një kartëmonedhë 500 lekëshe, në mënyrë që të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kontrolluar dokumentacionin”, sqaron policia.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e pronarit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat