Vdes 16-vjecarja në "party" pasi mori ekstazi, policia jep alarmin: Bëni kujdes nga kjo drogë

Kronikë e zezë

Vdes 16-vjecarja në "party" pasi mori ekstazi, policia jep alarmin: Bëni kujdes nga kjo drogë

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:52
Shellie Callaghan

Një nxënëse 16-vjeçare humbi jetën, pasi kishte pirë tableta ekstazi të njohura si  "Bugatti i kuq". Shellie Callaghan u transportua mbrëmë në spital, pasi kishte konsumuar "ekstazi" në një party në Newtongrange, Midlothian.

Vajza u dërgua në Edinburgh, por tragjikisht humbi luftën e saj për të mbijetuar duke shkaktuar një alarm publik për ata që e përdorin këtë lloj droge.

Ajo dhe katër persona të tjerë përfunduan në spital, pasi konsumuan tabletë ekstazi, ku 16-vjeçarja nuk mundi që të shpëtonte.

"Ata janë njerëz të mirë edhe Shellie ishte një vajzë popullore, ishte personi i fundit që mendonim se do të vdiste në rrethana të tilla, kjo është e tmerrshme, ata janë një familje e bukur, ky është një lajm shkatërrues", thotë nga fqinjët.

Janë marrë analizat e gjakut dhe po kryhen hetimet, ndërkohë policia ka dhënë alarmin që kjo lloj droge që shikoni në foton e mëposhtme të mos përdoret, pasi do t'ju marrë jetën edhe nëse konsumoni pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat