Elbasan, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Elbasan, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:08
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona me akuzën e dhunës në familje.  Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dylaver Ruçi, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës.

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e dhunës në familje. Bëhet e ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Dylaver Ruçi, 48 vjeç, banues në fshatin Mjekës dhe Vullnet Duka, 43 vjeç, banues në fshatin Dardhë.

48-vjeçari u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet L. R., 46 vjeçe

Mësohet se materialet në ngarkim të Ruçit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërsa Vullnet Duka u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 34 vjeçe.

Materialet në ngarkim të 43-vjeçrit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat