Vidhen pistoletë dhe stoli ari në Volkovo

Kronikë e zezë

Vidhen pistoletë dhe stoli ari në Volkovo

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një kryerës i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë në pronësi të A.J.(37), në fshatin Volkovo ku ka vjedhur pistoletën e tipit “arkus 98 dac” dhe kornizë për tetë plumba, të cilën e ka pasur me leje, 25 plumba për pistoletën e njëjtë, tabletë “vivaks”, vath, zinxhir “svarovski” dhe stoli ari.

Policia informoi se në aktin që është kryer para dy ditësh, hajni është futur brenda në shtëpi duke e hapur dhunshëm xhamin, ka kërkuar në shtëpi dhe pasi që i ka vjedhur gjërat ka shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej rreth 120.000 denar.

Kontroll në vendngjarje ka kryer SPB Shkup. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit si dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat