Automjeti del nga rruga, në gjendje të rëndë shoferi

Kronikë e zezë

Automjeti del nga rruga, në gjendje të rëndë shoferi

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:23
Ilustrim

Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në Shkodër, duke lënë të plagosur rëndë shoferin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15.50 në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë, ku sipas policisë, mjeti Benz me targa MA 0893 B ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i makinës, 50 – vjeçari H.A, banues në Shkodër, i cili udhëtonte vetëm. Ai është transportuar për në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht, policia thotë se shkak i aksidentit rezulton të jetë humbja e kontrrollit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat