Durrës, aksidentohet për vdekje këmbësori

Kronikë e zezë

Durrës, aksidentohet për vdekje këmbësori

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 20:27
Ilustrim

Një burrë 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Durrës, pasi u përplas nga makina. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën e vjetër Plepa – Ndroq, në afërsi të Romanatit, ku mjeti tip “Golf” me targa AA 456 LK ka përplasur për vdekje 50-vjeçarin me iniciale B.T.

Sipas informacioneve policore, në momentin e aksidentit, makina tip “Golf” me drejtues shtetasin L.R ka qenë duke tërhequr mjetin tip “Audi” me targat AA 924 GS, me drejtues shtetasin E.D. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat