"Po më vret vëllai", policia shmang tragjedinë

Kronikë e zezë

"Po më vret vëllai", policia shmang tragjedinë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:43
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është parandaluar mëngjesin e sotëm nga policia në Tiranë.

Blutë morën një telefonatë ku thuhej se një person me inicialet E.Ç. po dhunonte fizikisht si dhe po kërcënonte me vdekje përmes një pistolete vëllanë e tij me inicialet R.Ç.

Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e Komisariatit nr.1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e 40-vjeçarin dhe prangosjen e tij. Ky i fundit rezultonte person me precedent penal dhe i dënuar më parë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një pistolete model 54, me një krehër dhe 5 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat