Aksident i rëndë në Shkodër

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Shkodër

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:34
Ilustrim

Nga një aksident i ndodhur mesditën e sotme në Shkodër një person ka mbetur i plagosur shumë rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Han të Hotit. Nga të dhënat paraprake raportohet se drejtuesi i një motoçiklete është përplasur me një furgon .

Përplasja ka qenë e tillë saqë drejtuesi i mjetit bashkë me mjetin kanë përfunduar në furgon, duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të mjetit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat