Kapet djali që plagosi me armë babain

Kronikë e zezë

Kapet djali që plagosi me armë babain

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:07
Ilustrim

Policia e Durrësit pas një pune hetimore ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se në pranga të uniformave të Durrësit ka rënë Mardit Mona 22 vjeç, banues në Durrës.

Ai u arrestua pasi disa javë më parë, në banesë, në lagjen Nr.16, Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë babain e tij, N.M.51 vjeç.

Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Plagosja e rëndë me dashje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat