Motori përplaset me furgonin, në gjendje të rëndë drejtuesi

Kronikë e zezë

Motori përplaset me furgonin, në gjendje të rëndë drejtuesi

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një person ka përfunduar poshtë një furgoni duke mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Han të Hotit dhe nga të dhënat paraprake raportohet se furgon tip “Iveco” me targë AA 375 KR, u përplas me një motoçikletë duke e plagosur të rëndë drejtuesin e këtij të fundit.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, nga dëmtimet e marra si pasojë e goditjes së fortë.

Motoçikleta sipas burimeve në vendngjarje ka qenë duke u futur në rrugën dytësore të fshatit, kur furgoni e ka pikasur me vonesë dhe ndonëse ka tentuar frenimin, aksidenti ka qenë i pashmangshëm duke bërë që motoçikleta të përfundojë poshtë gomave të mjetit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat