Aksident i rëndë në Prejlep të Deçanit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Prejlep të Deçanit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 18:16
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në fshatin Prejlep të Deçanit.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet vendi i ngjarjes pak çaste pasi ka ndodhur ky aksident.

Siç duket në video, në të janë përfshirë dy vetura, një Mercedes dhe një Passat.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë policinë rajonale në Pejë për të marrë informacione rreth rastit, por ata nuk kanë mundur të konfirmojnë asgjë për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat