Pamjet e rënda/ Fotot e vrasjes së Besnik Pudjas në hambarin me hashash

Kronikë e zezë

Pamjet e rënda/ Fotot e vrasjes së Besnik Pudjas në hambarin me hashash

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 22:21
Besnik Pudja, i vrarë

Publikohen fotot e 36-vjeçarit Besnik Pudja, i vrarë më 7 tetor në hambarin me hashash të Kollogjeshit, në Shëngjergj. Panorama ka siguruar fotot e para pasi mbërriti policia në vendin e ngjarjes dhe e gjeti të pajetë Pudjan.

Pudja u gjet i vdekur në fshatin Shëngjergj të Tiranës me plumb pas koke. “Panorama” mësoi se ai ishte përgjegjës për punëtorët e kanabisit. Puna që bënte viktima u pranua nga dy të arrestuar për ngjarjen, Alges Liço dhe Dritan Buzon.

Në seancën për masën e arrestit, Liço dhe Buzo pranuan se merreshin me kultivimin e kanabisit, më saktë me tharjen e bimëve pas korrjes. Besnik Pudja ishte personi që i kishte punësuar dhe që sipas tyre, shpeshherë luante me armën e tij, një pistoletë. Sipas dy të arrestuarve, Pudja ishte duke luajtur me pistoletën e tij, kur qëlloi veten pa dashje në kokë.

Por, Prokuroria ka një version tjetër për ngjarjen. “Abc News”, raporton se hetuesit nuk besojnë se Besnik Pudja u vetëvra pa dashje. Dyshimet janë se ai mund të jetë vrarë nga vetë punëtorët e kanabisit, të cilët nuk ishin paguar për punën që kishin bërë.

Kapanoni ku u gjet trupi i Besnik Pudjas, një ditë pasi kishte vdekur ishte bosh. Ndërkohë, dy të arrestuarit, Alges Liço dhe Dritan Buzo thanë se kapanoni përdorej për tharjen e kanabisit. Policia u njoftua ditën e nesërme për vdekjen me plumb pas koke të 36-vjeçarit. Kapanoni ishte boshatisur dhe aty u gjetën vetëm disa degë kanabisi.

Pas përplasjes polici-prokurori lidhur me ngjarjen e Shëngjergjit, ku 36-vjeçari Besnik Pudja u gjet i vrarë me armë zjarri pistoletë, “Panorama” publikoi edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Ky që shihni në këtë foto është pikërisht vendi ku i riu u gjet pa jetë, i vrarë me armë zjarri, e që sipas prokurorisë plubi i kishte ardhur nga pas kokës dhe i kishte dalë në njërin sy.

I pari që e gjeti pa shenjë jetë ishte Myslim Pudja, xhaxhai i tij, i cii ka rrëfyer sot për “Panorama” si e gjeti nipin, ka treguar vendin ku e gjeti dhe ka ngritur dyshimet se ai mudn të ishte vrarë diku tjetër dhe të ishte sjellë aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat