Tentoi të vrasë vëllanë në Tiranë, autorit iu bë atentat nga grupi i Admir Tafilit

Kronikë e zezë

Tentoi të vrasë vëllanë në Tiranë, autorit iu bë atentat nga grupi i Admir Tafilit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:54
Arma

Mëngjesin e së hënës, policia e Tiranës është zgjuar e alarmuar pas një telefonate ku vëllai denonconte vëllanë se po e kërcënonte për vrasje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranës, ndërsa fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar nga policia, bëhet fjalë për shtetasin Edmond Çakmashi, 40 vjeç, i cili dy vite më parë i ka shpëtuar atentatit nga vrasësit me pagesë. Ndërsa mëngjesin e djeshëm, Çakmashi është vënë në pranga nga policia me akuzën e kërcënimit dhe tentativës së vrasjes së vëllait të tij.

Ka qenë një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës që ka parandaluar krimin në familje, duke shpëtuar Roland Çakmashin dhe duke sekuestruar pistoletën që do të kryhej vrasja. Edmond Çakmashi rezulton person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa dy vite më parë ai mbeti i plagosur duke i shpëtuar vrasjes me pagesë.

Tentativa për vrasjen e Çakmashit është rrëfyer nga i penduari Kristi Pine, i cili ka deklaruar për hetuesit se për të vrarë Çakmashin ishte përfshirë ai dhe Alfred Qefaliaj. Por atentati i 4 shtatorit 2014 dështoi. Tashmë Edmond Çakmashi do të përballet me drejtësinë për “tentativë vrasje brenda familjes”, si dhe “armëmbajtjes pa leje”.

“Konflikti mes dy vëllezërve që mund të agravonte në vrasje është parandaluar nga Policia e Tiranës. Njëri prej vëllezërve, me iniciale R. Ç., ka telefonuar në komisariatin numër 1, për të denoncuar dhunën fizike që i vëllai Edmond Ç., 40 vjeç, kishte ushtruar mbi të.

Policia ka arritur menjëherë në banesë, ka arrestuar kërcënuesin dhe i ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë”, thotë policia në një komunikatë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat