Sulmohet me armë vetura e policit në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Sulmohet me armë vetura e policit në veri të Mitrovicës

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

18 tetor 2016 Vetura kombi VW ngjyrë e kuqe dhe me targa BG-380-MB, pronë e policit të Kosovës Bane Bozhoviq, është sulmuar me armë zjarri me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, përkatësisht rreth orës 01:30 në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës, derisa vetura ishte e parkuar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit apo autorëve të këtij incidenti, derisa motivi i sulmit nuk dihet.

Ndryshe, polici Bane Bozhoviq kishte pësuar lëndime edhe gjatë një sulmi tjetër me granatë ndaj policisë që kishte ndodhur katër muaj më parë në veri të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat