Plagoset 21 vjeçari në një lokal

Kronikë e zezë

Plagoset 21 vjeçari në një lokal

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 08:40
Ilustrim

Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes të së martës është plagosur një 21 vjeçar me armë zjarri.

Shtetasi me iniciale D.Xh, ka marrë plagë në këmbë dhe në dorë, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

“Ky shtetas dyshohet të jetë plagosur në zonën e Tufinës në ambientet e një lokali”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura motivet  e kësaj ngjarje, derisa policia është duke e hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat