Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, i cili besohet se ka shitur produktet e një firme, me ç’rast ka dëmtuar këtë të fundit me vlerë prej 10 mijë euro.
Këtë, sipas policisë, i dyshuari e ka bërë këtë në bashkëpunim me një shok po ashtu të dyshuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një shok –të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, kanë tërhequr para dhe kanë shitur produktet e një firme ku punonin pa i evidentuar duke e dëmtuar firmën në vlerë rreth 10 000 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS/