Policia ka arrestuar një efektiv të burgut të Fierit, për prishje të qetësisë publike. Në pranga të bluve përfundoi Sadjol Kardhashi, 24 vjeç, banuese në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, nën efektin e alkoolit, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.