Përdhunohet një përkthyese në kampin refugjat të “xhunglës”

Kronikë e zezë

Përdhunohet një përkthyese në kampin refugjat të “xhunglës”

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Është përdhunuar një përkthyese nga tre burra afër kampit refugjat të “xhunglës” në Calais, Francë.

Përkthyesja, shtetase afgane nga Parisi, raportohet se u përdhunua gjersa shoqëruesi i saj mbahej nën kërcënimin e thikës.

Prokurori në këtë rast, Pascal Marconville, ka thënë se përkthyesja po punonte me një gazetar në një dokumentar rreth fëmijëve të pashoqëruar refugjatë, kur tre burra afganë papritmas i sulmuan.

Afganët ishin të armatosur me thika, kur kryen krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat