E fajësuan shokët sepse humbi një lojë, ja çfarë bën djaloshi

Kronikë e zezë

E fajësuan shokët sepse humbi një lojë, ja çfarë bën djaloshi

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një djalosh 13-vjeçar, vari veten online në sy të shokëve të tij pasi e fajësuan sepse humbi një lojë në kompjuter. Gustavo Detter, ishte duke luajtur me shokët e tij, të cilët ishin në një skuadër në lojën e famshme League of Legends.

Kur skuadra e shokëve të tij humbi, ata e detyruan të mbytej sipas një tradite që respektohej nga grupi kur skuadra e tyre në lojërat e trilluara, mundej.
Adoleshenti e pranoi ndëshkimin dhe mbyti veten.

Shokët e tij të cilët ishin të lidhur me kamerën e kompjuterit, e panë të gjithë skenën ndërkohë që ai mbyste veten.

Një nga djemtë i telefonoi kushërirës së Gustavos e cila ishte në shtëpi dhe i tha se ai kishte vdekur.
Ajo shkoi me të shpejtë në dhomën e tij dhe e gjeti pandjenja.

Prindërit e Gustavos telefonuan ambulancën dhe e çuan atë në spitalin Municipal të San Vicentes, në gjende kritike.
Adoleshenti vdiq një ditë më vonë dhe çështja po hetohet nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat