Ja çfarë thotë 26-vjeçarja që e denoncoi vjehrri të zhdukur

Kronikë e zezë

Ja çfarë thotë 26-vjeçarja që e denoncoi vjehrri të zhdukur

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një ditë pasi vjehrri e denoncoi në polici se nusja e djalit ishte larguar nga banesa, blutë e qytetit bregdetar kanë njoftuar se ajo është gjetur.

Gjatë marrjes në pyetje 26-vjeçarja ka deklaruar në polici se ishte larguar me dëshirë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur gjetjen e shtetases L.T. banuese në Fllakë, Durrës. Shtetasja e mësipërme ka deklaruar para Oficerit të Policisë Gjyqësore se është larguar me dëshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

49-vjeçari kishte bërë kallëzim në polici se nusja e djalit ishte zhdukur nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat