Në Itali etiketohej si bosi i drogës, policia i vë prangat në Durrës

Kronikë e zezë

Në Itali etiketohej si bosi i drogës, policia i vë prangat në Durrës

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 13:53
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 64-vjeçar i cili në Itali ishte etiketuar si bosi i drogës. Drejtësia italiane e kishte dënuar Skënder Jusufi me 8 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, në pranga ka rënë shtetasi Skënder Jusufi, 64­ vjeç. “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për efekt të ekzekutimit të vendimit penal të huaj, pasi në Itali është dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike”­ njofton policia.

Mediat italiane kanë shkruar për Jusufin se mes shumë shqiptarëve të tjerë akuzoheshin si bosët e drogës, që mbroheshin nga Shqipëria. Sipas policisë, ata kërkoheshin shumë herët, megjithëse ishin prerë urdhër arrestesh bosët e drogës jetonin në liri të plotë në Shqipëri, mes Durrësit dhe Vlorës, plotësisht të qetë.

Skënder Jusufi ishte pjesë e bandës së shqiptarëve që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali e më pas në gjithë Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat