Kontrolli për kanabisi, i riu dhunon dy policë

Kronikë e zezë

Kontrolli për kanabisi, i riu dhunon dy policë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:00
Ilustrim

Dy efektivë të policisë së Malësisë së Madhe janë dhunuar nga një i ri. Ata kanë dashur ta kontrollojnë, por Klisman Bushataj, 23 vjeç, i ka gjuajtur me grushte.

Pas ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, i riu është ndaluar. Atij i është gjetur në xhep një dozë kanabis.

Mbi 23-vjeçarin rëndojnë dy akuza: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat