Dy të vdekur në Korçë nga përplasja e veturave, arrestohen të dy shoferët

Kronikë e zezë

Dy të vdekur në Korçë nga përplasja e veturave, arrestohen të dy shoferët

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:19
Ilustrim

Pas aksidentit të djeshëm në kryqëzimin e fshatit Plasë të Korçës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar sot dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën me njeri - tjetrin: N.A. 54 vjeç nga Pogradeci dhe Neki Taipi, 22 vjeç, nga fshati Dvoran. 

Polica tha se "arrestimi i tyre u bë pasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, duke drejtuar një  “Skoda” me targë AA 251 FX dhe një furgon “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë, kanë gjetur vdekjen, shtetasit F.I, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasi A.B, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të dy pasagjerë në "Skoda". Po ashtu, është plagosur dhe vetë shoferi dhe një pasagjer tjetër, L.K. 48 vjeç nga Korça." 

Sipas mediave, viktimat janë  Fatmir Islami dhe Agim Beshi, dy efektivë të burgut të Drenovës, të cilët nuk kanë qenë në shërbim, por ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore e një efektivi, që kishte humbur jetën nga kanceri.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,  për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat