Arrestohet i zoti i shtëpisë ku vdiq punëtori që po montonte shkallët

Kronikë e zezë

Arrestohet i zoti i shtëpisë ku vdiq punëtori që po montonte shkallët

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Pronari i një shtëpie në Durrës, ku humbi jetën dje punëtori që po i montonte shkallët, është arrestuar.

Policia e Durrësit tha se Spartak Gjyli  47 vjeç, banues në lagjen rr. 13, Plazh akuzohet për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë, të cilat shkaktuar vdekjen e punëtorit.

Mëngjesit e djeshëm, rreth orën 9:40,  punëtori L. B. 41 vjeç, që po montonte një palë shkallë në banesën e Gjylit është rrëzuar nga lart dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat