Plagoset me thikë një person në Vushtrri

Kronikë e zezë

Plagoset me thikë një person në Vushtrri

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:45
Ilustrim

A.H. 28 vjeçar është plagosur me thikë të mërkurën pasdite, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, viktimës i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Vushtrrisë, dhe më pas është transferuar për në QKU.

“Mbi bazë e gjurmëve te mbetura ne vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.B. 24 vjeçar. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë”, ka thënë Zahiti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat