Shkodër - Si nëpër filma/ Policët civilë neutralizojnë transportuesit e kanabisit

Kronikë e zezë

Shkodër - Si nëpër filma/ Policët civilë neutralizojnë transportuesit e kanabisit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:04
Arrestimi

Policia e Shkodrës publikoi pamjet e aksionit të sekuestrimit të një sasie prej 5 kg kanabis sativa.

Në pamje shihet momenti kur policia ndalon dhe nën “kërcënimin” e armëve neutralizon dy persona që po transportonin kanabis.

Pas arrestimit të dy shtetasve, përkatësisht Edmir Demirajt dhe Avni Kuçajn, u sekuestrua edhe lënda narkotike, e cila ndodhej e futur në një qese në pjesën e pasme të sediljes së pasagjerëve.

Autorët nuk kanë bërë rezistencë. Në aksion janë përfshirë disa policë të veshur civilë. Pas sekuestrimit të drogës, policia ka sekuestruar edhe dy automjete, një tip benz dhe një tjetër Citroen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat