Digjet hashash në klasë, asfiksohen 4 nxënëse në një shkollë në Fushë Krujë

Kronikë e zezë

Digjet hashash në klasë, asfiksohen 4 nxënëse në një shkollë në Fushë Krujë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:58
Ilustrim

Katër nxënës të një klase në shkollën e fshatit Bilaj në Fushë Krujë janë asfiksuar nga tymi. Ata janë dërguar me urgjencë në spital ku janë vënë nën kujdesin e mjekëve.

Nxënëset kanë treguar se tymi i ka asfiksuar kur kanë hyrë brenda në klasë.

“Nuk ka qenë tym duhani. Kur u futëm në klasë filluan të na merren mendët dhe të vjellim”, kanë thënë nxënëset.

Në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat