Hashash në shkollë, policia e mohon, mjeku këmbëngul për drogën

Kronikë e zezë

Hashash në shkollë, policia e mohon, mjeku këmbëngul për drogën

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 14:30
Ilustrim

Policia dhe Mjekësia nuk gjejnë akord për kanabisin në shkollë. Katër nxënëse të klasës së tetë të shkollës së fshatit Bilaj në Fushë Krujë kanë shkuar në urgjencë.

Ato kanë thënë se kanë ndjerë erën e hashashit kur janë kthyer në klasë pas pushimit të gjatë. Mjeku i urgjencës Kastriot Mustafa deklaroi për “News24” se në klasë mund të jetë djegur kanabis.

Sipas mjekut, deklaratat e vajzave të bëjnë të mendosh se problemet e tyre janë shkaktuar nga tymi i drogës.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vajzat janë ndjerë keq pasi rreth 20 m larg klasës janë djegur mbeturina dhe tymi i tyre është futur në klasë pasi dritarja ka qenë e hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat