Dy gra i japin fund jetës në Pogradec e Kurbin

Kronikë e zezë

Dy gra i japin fund jetës në Pogradec e Kurbin

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:25
Ilustrim

Dy gra, njëra në Pogradec e tjetra në Kurbin i kanë dhënë fund jetës, një ditë më parë.

Në rastin e parë, 49-vjeçarja H.N. është vetëvarur pranë banesës ku jetonte në fshatin Rodokal të Pogradecit. Nga deklarimet e familjarëve rezulton se 49-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Ndërsa në Kurbin, është vetëhelmuar me fotoksinë 35-vjeçarja L.P.. Ajo është transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat