Plagosja me armë në Shkodër, 3 persona në pranga e 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja me armë në Shkodër, 3 persona në pranga e 1 në kërkim

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:08
Pamje nga aksioni i policisë

Një plagosje me armë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Shkodër, ndërsa policia thotë se ka vënë në pranga 3 persona dhe një tjetër është në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, ku është plagosur me armë lehtë në këmbë shtetasi S. H., 78 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër

Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër

Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :

H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër

Këta persona dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin S. H., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e ishullit Dajlan, tek "Shtëpia e peshkatarit" e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron Fatmir Dërguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë

1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë

6 fishekë model 54

1 armë gjahu

2 armë gjahu teke

162 copë fishekë

Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të "Plagosje e lehtë me dashje" , "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Moskallzim krimi”.

Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje" dhe " Moskallzim krimi”.

 Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat