1 ton drogë në Athinë, mediat greke: Është e Klement Balilit

Kronikë e zezë

1 ton drogë në Athinë, mediat greke: Është e Klement Balilit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:43
Foto

Një ditë më parë në Athinë u kap një ngarkesë masive prej 1 ton drogë. Në lidhje me këtë mediat greke shkruajnë se pas trafikut qëndron i shumëkërkuari shqiptar, Klement Balili.

“Pas trafikimit në Greqi të ngarkesës prej 1 ton kanabis është një rrjet ndëkombëtar i trafikut të drogës, i lidhur me 44-vjeçarin nga Shqipëria, Klement Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Ndërsa titulli i artikullit në versionin online të gazetës “Ethnos”, është “Eskobari shqiptar me një ton kanabis”.

Ndërkohë droga u zbulua në një magazinë në zonën Afidnes, rreth 30 km nga qendra e Athinës, ku u arrestuan disa persona, grekë e shqiptarë. Më tej, gazeta vë në dukje se autoritetet greke kane lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti ndaj Klement Balilit, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

“Ethos” e vijon shkrimin duke thënë: “Megjithëse autoritetet shqiptare kanë filluar procedurat përkatëse, 44-vjeçari nuk është arrestuar ende”.

Pasditen e së enjtes, agjentët ndoqën kamionin i cili hyri në një magazinë në periferi të kryeqytetit grek. Menjëherë nisi operacioni që mundësoi arrestimin në flagrancë të trafikantëve. Sipas mediave greke, mes të dyshuarve është edhe një baron grek, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat