Aksident me vdekje në Shkodër, arrestohet malazezi

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Shkodër, arrestohet malazezi

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Grudë Fushë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person ka humbur jetën. Policia ishte në vendin e ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 12:50 njoftohemi se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur Grud Fushe ka ndodhur një aksident. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se mjeti kamion me targa PG DJ 858 të Malit të Zi me drejtues shtetasin V.G, 41 vjeç, banues në Malin e Zi ka aksidentuar një këmbësor, konkretisht shtetasin Sh.P. 70 vjeç banues në Grud Fushe Malësi e Madhe.

I dëmtuar ka mbetur këmbësori i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe njoftohemi se aty ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se këmbësori ka dalë duke i prerë rrugën kamionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat