Kapet grupi i hajdutëve në Durrës, dy në pranga një në kërkim

Kronikë e zezë

Kapet grupi i hajdutëve në Durrës, dy në pranga një në kërkim

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar vjedhjen e banesave në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, janë arrestuar M.S. 17 vjeç, M. Xh. 16 vjeç të dy banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim F. Ll. 19-vjeç.

Ky grup hajdutësh janë identifikuar nga policia si autorët e 12 vjedhjeve të kryera për një periudhë 3-mujore në qytetin bregdetar.

Policia ka sekuestruar telefona celularë dhe motoçikleta dhe thekson se të rinjtë janë persona me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër pronës dhe përdorues të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin  134,/2  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat