Vazhdon lumi i drogës, kapen 170 kg kanabis. 1 i arrestuar, dy vëllezër në kërkim

Kronikë e zezë

Vazhdon lumi i drogës, kapen 170 kg kanabis. 1 i arrestuar, dy vëllezër në kërkim

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:57
Foto

Të tjera sasi të mëdha droge janë kapur, ndërsa në pranga është vënë një person. Burime nga policia thanë se në fshatin Matohasanaj, në Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike kanabis e përpunuar dhe rreth 60 kg drogë në proces tharje.

Në fshatin Zhapokikë , Memaliaj në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar kanabis si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.

Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy personave të tjerë vëllezërit me inicialet, E. H., dhe R. H. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat