Vlorë, asgjësohen 4650 bimë kanabis sativa, dy persona në pranga

Kronikë e zezë

Vlorë, asgjësohen 4650 bimë kanabis sativa, dy persona në pranga

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:48
Ilustrim

Në vijim të operacioneve antikanabis, policia ka asgjësuar 4650 bimë narkotike Cannabis Sattiva, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik, në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jasht saj, të llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka kapur në flagrancë 2 persona(brenda kasolles) si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike:

1- Besmir Spaho, 30 vjeç, banues në Vlorë.

2- Erald Gjonbrati, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, Policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva (në formë boçesh).

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë K.Ll., 64 vjeç, për "Moskallëzim krimi".

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukat të Vlorës, Policia ka asgjësuar rreth 1600 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur "Qafa e Shëngjergjit"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat