I bie ziles së klientit për t'i dhënë drogë, por habitet nga ajo që i ndodh

Kronikë e zezë

I bie ziles së klientit për t'i dhënë drogë, por habitet nga ajo që i ndodh

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Shpërndarësi i drogës i bie ziles së banesës së klientit të tij, por në momentin më të gabuar.

Ngjarja ka ndodhur në Foligno të Italisë, raportojnë sot mediat lokale.

Efektivë të policisë po kryenin një bastisje në një apartament (ku gjetën 2 gr kokainë), kur një 20-vjeçar shqiptar, i ra ziles së derës.

Agjentët e ndaluan dhe kontrolluan. I riu kishte me vete 20 gr kokainë të ndarë në doza. Më pas, efektivët kontrolluan edhe banesën e shqiptarit ku gjetën 10 gr kokainë dhe 700 euro. Shqiptari është arrestuar dhe dërguar në burgun e Spoleto-s. Droga, sipas policisë, mund të gjeneronte 3.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat