Plagoset një 19-vjeçar në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Plagoset një 19-vjeçar në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:30
Ilustrim

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot me armë zjarri në kryeqytet. Ai menjëherë është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 16:00 në rrugën ‘Azem Gafurri’ në Prishtinë e kemi marr informatën për një të plagosur me armë zjarri, i moshës 19-vjeçare i cili është dërguar për tretman mjekësorë”, tha ajo për mediat vendore.

Ndërkohë, Ahmeti bëri të ditur se personi i dyshuar është identifikuar nga ana e policicsë dhe janë në kërkim të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat