Drogë edhe në Mat, asgjësohen mbi 300 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Drogë edhe në Mat, asgjësohen mbi 300 rrënjë kanabis

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një tjetër sasi tjetër bimësh narkotike është asgjësuar gjatë aksionit të Policisë Shtetit në të gjithë territorin ditën e sotme.

Policia sqaron se në një parcelë janë gjetur dhe asgjësuar 310 rrënjë kanabis në Mat.

Policia ka shoqëruar dy persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me drogën, ndërsa bima narkotike u asgjësua në vend me anë të djegies.

Gjatë ditës së sotme një operacion i gjerë antikanabis është zhvilluar në disa zona të Shqipërisë, ku gjithsej janë asgjësuar nga policia mbi 1 ton lëndë narkotike kanabis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat