Grabitën me armë zyrën postare, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Kronikë e zezë

Grabitën me armë zyrën postare, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 08:35
Ilustrim

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për grabitjen e një zyre postare, në korrik të këtij viti.

Pas një hetimi nga ana e policisë ata kanë bërë të mundur të identifikojnë dy 21-vjeçarët shqiptarë, duke u bazuar edhe në përshkrimet fizike që dëshmitarët kishin dhënë.

Dy të rinjtë rezidentë në Valdelsa, kanë grabitur me dhunë dhe nën kërcënimin punonjësit e zyrës postare, ku dyshohet se kanë marrë një shumë rreth 500 euro dhe më pas janë larguar me makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat