Ferizaj: Ia vjedhin në shtëpi 47 mijë euro e 280 franga

Kronikë e zezë

Ferizaj: Ia vjedhin në shtëpi 47 mijë euro e 280 franga

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 13:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj në 24 orëshin e fundit.

Në orën 22:10, në PK është raportuar se nga persona të panjohur është vjedhur një sasi e konsideruar e të hollave.

Rreth 47000 euro dhe 280 franga zvicerane janë marrë nga shtëpia e viktimës mashkull shqiptar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore për të kryer hetime lidhur me rastin./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat