Tropojë, e reja tenton vetëvrasjen pas vdekjes së nënës

Kronikë e zezë

Tropojë, e reja tenton vetëvrasjen pas vdekjes së nënës

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:17
Ilustrim

Pak kohë më parë ajo humbi nënën, një ngjarje që ka hapur një ‘plagë’ të madhe në jetën e saj.

Kështu, një 28-vjeçare është vetëhelmuar me “Diazepan“ në banesën e saj në “Bajram Curri”, një ditë më parë.

E reja E.G. është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se ajo është vetëhelmuar në kushte depresioni për vdekjen e nënës.

Materialet për këtë rast u referuan për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat