Vdes turisti francez, u rrëzua në Llogara

Kronikë e zezë

Vdes turisti francez, u rrëzua në Llogara

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 19:16
ilustrim

Ka vdekur turisti francez i cili u rrëzua në një shkëmb në Llogara, Vlorë.

Edhe pse ai u mundua që të dërgohej urgjencë për në spitalin e qytetit bregdetar, ai nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve.

Fillimisht turisti francez 67 vjeç me inicialet A. T., kishte humbur ndjenjat nga rënia nga shkëmbi në “Majën e Qores”, por është dërguar i vdekur në spital.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë që u nis për në vendin e ngjarjes, por nuk është ulur dot për shkak të mjegullës.

Sipas policisë rreth orës 13:45, 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e Qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftuan se njëri prej tyre ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në trup.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë, në ndihmë të dëmtuarit, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë, pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.

Policia sqaron se Në ndihmë të dëmtuarit erdhi edhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur nuk u bë e mundur ulja e tij.

Gjatë kësaj kohe, pas përpjekjeve të shumta për t’i ardhur në ndihmë, turisti nuk mundi të jetojë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e kokës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat