Zbardhen shkaqet e krimit brenda familjes, kapet autori

Kronikë e zezë

Zbardhen shkaqet e krimit brenda familjes, kapet autori

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 20:44
Ilustrim

Një konflikt në familje ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në Ndroq.

Kasëm Lila, pas një sherri që ka pasur më vëllain e tij, ka marrë çiften dhe ka filluar të qëlloi mbi gruan, por kunata ka dalë para për ta mbrojtur.

Si pasojë, ka mbetur e vdekur kunata e tij, ndërsa gruaja e Lilës, është dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të krimit.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes Lilës dhe vëllait të tij, ndërsa mësohet se fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit.

Po ashtu, autori ka tentuar të vetëvritet por mbërritja e menjëhershme e policisë e ka ndalur këtë veprim.

Policia

Më datë 22.10.2016, rreth orës 19:30, pas një telefonate tek numri i emergjencave 112, njoftohemi se në fshatin Çoçaj, në Ndroq, ka të patur një konflikt në familje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura me armë zjarri, dy shtetase.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 ku bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

- Kasëm Lila, 

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti me të vëllain e vet, ka qëlluar me çifte bashkëshorten shtetasen Z. Lila, 50 vjeçe dhe kunaten e vet F. Lila, 40 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në S.Q.U ndërsa Z. Lila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. 

Grupi hetimor në vendindin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat