Mësuesja lezbike bën kërdinë: Mbi 200 të mitura të abuzuara

Kronikë e zezë

Mësuesja lezbike bën kërdinë: Mbi 200 të mitura të abuzuara

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 07:22
Randi Zurenko

Një mësuese akuzohet për kryerjen e veprimeve seksuale me mbi 200 fëmijë, ndërsa iu gjetën videot që kishte filmuar ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me dy vajza të vogla.

33-vjeçarja Randi Zurenko nga Millerstown, Pensivani, u arrestua ditën e martë ndërsa mbi të rëndojnë akuza të shumta për vepra të turpshme me të miturit, të cilat janë kryer nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Ajo po përballet me 13 akuza për sulm seksual institucional, 153 akuza për abuzim me fëmijët, 33 akuza për kontakt seksual me minorenet, 20 për shpërndarjen e materialeve të turpshme dhe 13 akuza për korruptimin e të miturve.

Policia shprehet se abuzimet e para të Randit nisën me vajzat e mitura në një park, në vitin 2013, kur ajo duke u justifikuar se vogëlushet po i bënin masazh, hiqte sutjenat dhe i vendoste të miturat që ta preknin në vendet intime, përfshirë edhe gjoksin. Rastet e tjera janë regjistruar nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri më tani, ku mësuesja u bënte foto gjysmë të zhveshura vajzave të vogla, por edhe ndërsa abuzonte me to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat