Vrasja në Ndroq/ Ja kush është autori dhe arsyet e krimit

Kronikë e zezë

Vrasja në Ndroq/ Ja kush është autori dhe arsyet e krimit

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 07:25
ilustrim

Ende nuk dihen motivet e sakta të krimit brenda familjes në Ndroq që ndodhi mbremjen e sotme, por thuhet se autori ka vuajtur prej kohësh nga depresioni dhe qëlloi me çifte pas një konflikti me gruan..

Burri i ka marrë jetën kunatës së tij dhe ka plagosur gruan e tij. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të.

Burime brenda grupit të hetimit, thonë se Kasem Lila ka dashur që të vrasë gruan pas një konflikti mes tyre. Kështu, ai ka marrë armën e gjahur dhe ka qëlluar mbi gruan e tij.

Mirëpo, kunata ka dashur që të mbrojë gruan dhe i ka dalë përpara.

Kështu, F. Lila ka marrë plagë të rënda në trup, por plumbat kanë kapur edhe bashkëshorten e autorit, Z. Lila.

Nga plagët e marra, F.Lila ka ndërruar jetën në spital.

Policia ka arrestuar autorin e krimit edhe është sekuestruar arma e gjahut.

Ai pritet që të merret në pyetje nga Policia. Autori është Kasem Lila 50­vjeçar dhe dyshohet se ai prej kohësh ka vuajtur nga depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat